BRITANI E MADHE – A e keni parë ndonjëherë princin, George me një bluze me Spiderman apo me pantallona të gjata ose me tuta?! Përgjigja është “JO”. Jo sepse djali i 4-vjeçar i princit Willuam nuk i vesh kurrë por sepse në publik ai shfaqet gjithmonë me pantallona të shkurta dhe këmishë shkruan Corriere.

Kjo është një traditë e vjetër që daton që në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, kur princat visheshin gjithmonë me këmishë dhe pantallona të shkurtra. Dhe në familjen mbretërore kjo gjë respektohet deri në ditët e sotme brez pas brezi.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb