Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

‘Pse se ndalove LSI që punësonte fisin’, Rama i përgjigjet komentuesit: Më ra goja duke shpjeguar…

Rama kryeminister

TIRANE- Në një kohë kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, gjakrat mes PS-LSI, të cilat për gati 4 vite bashkëqeverisën, janë nxehur shumë. Andaj kjo sjellje mes palëve politike nuk lihet pa komentuar edhe nga qytetarët, të cilët shpesh herë reagojnë në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit.

Kështu, një komentues akuzon Ramën se sapo iu prishën interesat me LSI, e sulmon këtë të fundit sa i takon pretendimit për punësim në administratë të të afërmeve. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e të parit të qeverisë, ndërsa i sqaron qytetarit se nëse PS nuk merr fuqinë e shumicës, administrata shtetërore nuk do u vijë dot në ndihmë shqiptarëve.

KOMENTUESI:
Po ti sa legalizime ke ber ne 4 vjet.ti qe po akuzon lsi se ka futur gjith fisin ne puna ishin ne kualicjon me ty pse si ndalove apo tani qe tu prishen interesat akuzon lsi

RAMA:
Klajdi, e para kete pyetjen sa legalizime e ben se s’di c’te besh tjeter apo si eshte puna?! Hapi syte e lexo aty lart se e kam shkruar sa dhe jo ne 4 vjet se 4 vjet behen ne fund te shtatorit po ne 2 vjet e gjysem, sepse 1 vit na u desh te sistemojme dosjet e aplikimeve te miletit qe kishin perfunduar me minjte e bodrumeve te Shabes! Sa per pyetjen tjeter mesa duket s’e ke ndjekur kete fushate fare se me ra goja duke e shpjeguar pse nuk behet dot administrata e merituar shteterore per shqiptaret, nese PS nuk merr fuqine e plote te shumices per qeverine…Ramaa
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.