Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pse shqetësoheni nga thirrjet e Çadrës?!

avokat-ngjela007

Nga SPARTAK NGJELA
Vërtet mendoni se ka aq trima sot në Shqipëri sa të mundin shtetin?
l
Po të kishte të tillë “trima” nuk kishte nevojë që të mblidheshin në një çadër nomadësh.
Historia na ka thënë se nomadët janë frikacakë. Politikë me mbështetje popullore ku liderët rrinë në një çadër dhe flasin sallatë fjalësh, nuk kishin njohur deri tani kohët moderne.
Po, pse, a mund të mendohet se ne shqiptarët kemi hyrë në botën dhe kohën moderne perëndimore?
Derisa kemi pjellë një çadër nomadësh për efekt politik, tregon se jemi ende larg.
Fjalimet politike me shumë pak fjalë të artikuliara, pa qëllimshmëri ndryshimi dhe të pakonceptualuzuara, krijojnë bezdi, edhe tek i dëgjon në një ditë elektorale ose parlamentare, imagjino kur shoqëria i dëgjon dyzetë ditë rresht!

Bezdi që ka filluar të rëndohet te shqiptarët, se ka një muaj që nuk u krijon më as humor…
Po thirrjet kundër procesit zgjedhor që dalin nga Çadra, ç’janë?
Dëshpërim i vazhduar që të çon në degradim mendor: kjo është gjendja psikike e atyre që kanë frikë nga

Reforma në Drejtësi.
Do të shpronësohen të gjithë, kjo është e sigurt. Dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe. Pse me një çadër do prishë korrupsioni shqiptar aleancën shqiptaro-amerikano-gjermane për antikorrupsionin në Shqipëri dhe për ristrukturimin institucional të shtetit dhe tregut shqiptar?
Shqiptarët e Ballkanit Perëndimor janë aktualisht forca kryesorë për frenimin tërësor të Rusisë në Ballkan. Prandaj, si mendoni, vërtet që ketë luftë të ftohtë zonale Rusia do ta fitojë me një çadër nomadësh? Pamundësi absolite!

Lufta kundër korrupsionit shqiptar është domosdoshmëri për ecurinë e politikës perëndimore në Ballkan, prandaj në fakt, korrupsioni shqiptar është i mundur. Sa më shpejt të dorëzohen liderët e mundur të këtij korrupsioni shtetëror, aq më lehtë do jetë për ta. A ka mundësi të godasë zgjedhjet “beslidhja” çadrareske e korrupsionit shqiptar? Nuk ka asnjë mundësi, por kodi penal gjithsesi duhet forcuar në kapitullin e krimeve elektorale.

ll
A duhet forcuar neni 325 i Kodit Penal aktual që parashikon “pengimin e subjekteve elektorale”? Po, duhet forcuar.
Këtij neni i duhet shtuar edhe një paragraf i dytë në lidhje me pengimin me dhunë të qendrave të votimit për funksionimin normal të procesit zgjedhor.
Edhe masa e dënimit duhet të jetë e madhe. Pengimi i popullit për të votuar është “atentat kundër sistemit demokratik”. Por, a duhet forcuar goditja penale qoftë dhe për thirrje banditeske kundër procesit elektoral? Sigurisht që po. Krimet kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri, sipas kapitullit përkatës në Kodin Penal, duhet të ristrukturohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Brenda muajit maj të këtij viti…
(ed.me/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 15 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.