TIRANE – Gjatë prezantimit të fondit të komuniteteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj preku një temat më të diskutuara në kryeqytet, siç është sekuestrimi i mallit të disa shitësve ambulantë nga ana e policisë bashkiake.

“Ka plot nga ata që më thonë se pse sillet kaq keq me ambulantët ky Erioni që ka shitur fiq vetë,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha një përgjigje për këtë duke thënë se në pazare ka plot tezga bosh dhe se “institucioni i sevapit” nuk është një zgjidhje afatgjatë.

“Nuk është kështu, nëse lagja ime ka pazar, pse para shtëpisë time duhet të jenë këta shitës. Institucioni i sevapit nuk e zgjidh këtë punë për kohë të gjatë. Ne kemi plot tezga bosh në pazar,” tha Veliaj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: