Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, ka zbuluar detaje të reja se përse është prishur marrëdhënia e tij me ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun, i cili dha dorëheqjen nga politika mbrëmjen që u bënë publike listat e PD-së për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit,. Basha është shprehur se i kishte ofruar Spahiut të ishte i 17-ti në listën për deputetë për Tiranën, por sipas tij Spahiu nuk kishte pranuar këtë ofertë.

“Më vjen keq, i ofrova numrin 17 në Tiranë, por ai s’e pranoi. Kaq kisha mundësi. Të kisha mundësi të tjera do ia ofroja por unë nuk para kisha mundësi të tjera. Kush ndihet zemërthyer është i ftuar prapë të bëjë çfarë është e mundur për Republikën e re. Nuk është çështje zgjedhjesh, karrigesh dhe kalkulimesh, edhe mua më vjen keq por ishte një zgjedhje e vështirë për hir të një kauze të madhe.”, deklaroi Basha.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb