Partizani luan sot ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj bullgarëve të Botev Plovdivit.

Të kuqtë do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke u bazuar në lojtarët që trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion, teksa mungesat më të mëdha janë ato të dy qendërmbrojtësve Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi për shkak të dëmtimeve. Ky i fundit edhe pse jo në gjendje optimale, ndodhet në stolin e rezervave.

17:00 | PARTIZANI – BOTEV PLOVDIV

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, Batha, Trashi, Progni, Vila, Mazrekaj, Sukaj
Trajner: Sulejman Starova

Botev Plovdiv: Çvoroviç, Panov, Dimov, Genev, Minev, Nedelev, Omnibes, Sjojanov, Baltanov, Brisola, Kosoko
Trajner: Nikollaj Kirov

Gjyqtar: Bryn Markhan-Xhons (Uells)/Panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: