SHBA-Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në SHBA nuk ka kaluar pa incidente.

Një video është publikuar së fundmi ku shihet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan teksa shikon truprojat e tij duke u përleshur me protestuesit kurdë edhe armenë, përpara rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.

Nga pamjet shihet se Erdogan flet me truprojat e tij përpara se të nisë sulmi.

Incidenti ka shkaktuar zemërim të madh në Shtetet e Bashkuara, ku ligjvënësit i kanë shkruar një notë proteste presidentit Erdogan.

Nga përleshjet janë plagosur 9 persona, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: