TIRANE– Institucioni më i lartë i OKB për punën, ILO ka nënshkruar në Tiranë programin e 4-t kombëtar për punën e denjë, i cili parashikon një mbështetje të shtuar për idetë novatore që kanë të rinjtë që duan të merren me biznes.

Marrëveshja është finalizuar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, mes ministres Olta Xhaçka, drejtuesve të lartë të ILO-s, si dhe sindikatave dhe biznesit.

Në emër të qeverisë shqiptare ministrja Xhaçka deklaroi rënie të papunësisë në vend me 2 pikë përqindje gjatë vitit 2016.

“Përmirësimi i tregut të punës ka qenë në qendër të vëmendjes së Qeverisë tonë dhe partnerëve socialë. Kemi bërë përpjekje serioze për të rritur punësimin e fuqisë punëtore në Shqipëri me fokus të veçantë tek grupet rinore dhe ato të rrezikuara, duke përmirësuar sistemin e arsimit dhe formimit profesional, duke fuqizuar ekonomikisht gratë, si dhe duke përmirësuar sistemin e mbrojtjes sociale.

Niveli i papunësisë u ul nga 17.5 për qind në tremujorin e tretë të 2015, në 15.2 për qind në tremujorin e tretë të 2016. Gjatë vitit 2016 zyrat e punësimit ofruan mundësi punësimi për 93,889 persona të papunë; nga këta 49,735 ishin gra. 25,000 u punësuan gjatë 2016, nga te cilet 19,789 u punësuan përmes ndërmjetësimit për punë, ndërsa 5,211 punëkërkues dhe 517 ndërmarrje përfituan përmes programeve të promovimit të punësimit. Numri i ofertave të punës u rrit në 40,000 në 2016 në krahasim me 35,000 në 2015. 17,000 persona u trajnuan në qendra publike”, tha ministrja Xhaçka.

trajnimi, qe do te thote 1,000 më shumë se treguesi strategjik i parashikuar për vitin 2016.
Por për përfaqësuesit e lartë të ILO-s Shqipëria me gjithë përmirësimin e situatës me informalitetin, nuk ka zgjidhur ende çështjen e punësimit të fëmijëve, si dhe rritjen e pagës minimale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: