Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur se Rama nuk i mban përgjegjësitë për dështimet që i faturohen atij në këto 4 vite qeverisje por ja hedh ato LSI.

Meta ka deklaruar në “Opinion” se PS akuzon LSI për vendosje të kushërinjve në administratë por vetë kjo parti dhe Rama sipas tij e ka filluar që nga qeveria me kushërinj. Sa i përket blerje së votës Meta e ka quajtur atë një mjerim të partive të mëdha që sipas tij shqetësohen se LSI ka rritje.

“Mandatet që do të marr LSI nuk numërohen, por do të dal forcë e parë. Ka një rritje eksponenciale, ka gjithë rininë e Shqipërisë me vete”, u shpreh Meta.

Meta deklaroi se “Rama nuk është një partner i qëndrueshëm jo thjesht me mua”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: