TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë sonte në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 edhe për akuzat e LSI-së për punësimet nepotike në Sarandë e Delvinë.

Pas ritransmetimit të deklaratës së deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj Rama theksoi se ky është një sistem që duhet shkallmuar dhe se PS nuk është ujë i kulluar, por se kontaminohet nga ky sistem.

“Ky është një sistem që duhet shkallmuar dhe në këtë sistem nuk kam thënë kurrë dhe do isha joparimor nëse do thosha që PS është ujë i kulluar që po e turbulojnë këto partitë e tjera. Ajo që kam thënë është që PS që merr mandatin si fituese kontaminohet nga ky sistem. Ndaj them se tepsia duhet çuar për skrap që të mos ketë duart në këtë sistem”, tha Rama.

Rama: Nuk do të thotë që po të jesh i PS-së asnjë njeri nga ata që ke rreth e rrotull nuk do jetë në punë. Kryetarja e partisë së Delvinës nuk ka pushtet për punën që ka e ëma në vend tjetër.
Rakipi: Po ju sjell një rast që s’ka lidhje me gjeografinë?
Rama: Nepotizmi nuk është një sistem nga i cili PS është imun.
Rakipi: Në fakultetin e mjekësisë pedagogët nga një familje?
Rama: Ça lidhje ka me qeverinë.
Rakipi: Po ai kryetari i Bashkisë Delvinë çfarë lidhje ka?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: