SHKODER- Familjarët e Kleotos Çelikut kërkojnë drejtësi. 34-vjeçari që punonte në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve në këtë qytet humbi jetën teksa po pastronte një pusetë të ujrërave të zeza në Shkodër, për shkak të asfiksimt nga gazi.

Daja i tij, Fadil Hasa i kontaktuar nga gazetari Senad Nikshiqi kërkon përmes BalkanWeb që drejtësia të vihet në vend dhe kjo ngjarje të zbardhet deri në fund.
shtepia 4

shtepia 5

shtepia 6

Fadil Hasa daja i kleoto celikut
Daja i Kleotosit tregon për BalkanWeb se nipi i tij punonte, pa asnjë lloj kushti thuajse ndërsa shpesh herë e ka këshilluar që të ndërronte punë për shkak të rrezikshmërisë.

Familja e Kleotos Çelikut e përbërë prej 5 anëtarësh tashmë pas humbjes së njeriut të tyre jetonte me vetëm dy lopë dhe pagën e 34-vjeçarit. Daja i Kleotosit kërkon që shteti të marrë përsipër dhe të sigurojë dy fëmijët e vegjël dhe bashkëshorten që nuk kanë asnjë të ardhur.

“Kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Kleotosi punonte pa asnjë lloj kushti në punë. Familja i dinte kushtet në të cilat punonte Kleotosi, por s’kishin ç’bënin, s’kishin asnjë të ardhur tjetër”, tregon daja.

Disa persona u shoqëruan në policinë e Shkodrës pas ngjarjes së rëndë ku Kleotos Çeliku humbi jetën në pusetën e ujrave të zeza. Policia ndaloi vetëm Prekë Tomën me detyrë përgjegjës për ujërat e zeza në ndërmarrjen e ujësjellësit sepse 34 vjeçarit nuk i është dhënë as bombula e oksigjenit dhe as maska kundragaz. Mijëra qytetarë të Shkodrës kanë shprehur ngushëllimet familjes Çeliku pas ngjarjes së rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: