TIRANE- Kryetari i ALUIZNI-t në ikje, Artan Lame është rikthyer pas në kohë, ku ka kujtuar një episod para 4 vitesh gjatë emisionit ‘Opinion’.

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook-ut, Lame ka publikuar dhe videon nga momenti i ‘shpërthimit’ të gazetarit Blendi Fevziu, i cili i drejtohej me tone të ashpra.

Mes të tjerash Lame kujton dhe ish-deputetin e PD-së, Sokol Olldashin, ndërsa thekson se dhe për pak u bë dhe vetë për rahmet, pas operacionit që pati pak kohë më parë në zemër.

STATUSI I LAMES
M’ KOT…
Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.
Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…
A.
ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: