TIRANE- Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 468.2 kg kanabis, ndërsa në pranga ranë dy persona. Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Qark i mbyllur”, u arrestuan Arif Plasa, 55 vjeç dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues të dy në Tiranë.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Besnik Berisha, u gjet sasia e drogës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndeve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike“.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: