Një person është qëlluar për vdekje me thikë në një dyqan në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërkohë që policia po kërkon autorin e ngjarjes. Nga sulmi, një tjetër person mendohet të jetë lënduar rëndë.

I dyshuari besohet të jetë fshehur në një nga ndërtesat rreth e rrotull. Policia raporton se ngjarja nuk ka lidhje me sulmet terroriste.

Autoritetet e shumë vendeve janë në alarm pas sulmit me furgon në Barcelonë ku mbetën të vrarë 13 vetë  e 100 të tjerë u plagosën ditën e djeshme, si dhe sulmit me thikë sot në Finlandë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb