TIRANE- Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetasin Arkimed Lushaj, akuzuar për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Hetimet kanë nisur në bazë të referimit të berë nga Komisariati i Policisë nr.4, pasi në rrjetet sociale është postuar një video ku shihet i pandehuri duke qëlluar me armë zjarri të tipit “Shotgun”.

Stresi u filmua mbrëmjen e 31 dhjetorit duke qëlluar në ajër me armë zjarri të tipit “shotgun”.

Videoja u hodh në rrjetet sociale dhe aty është vënë re nga policia, që nisi procedurat. Pas një kontrolli në banesën e babait të Stresit, policia sekuestroi armën dhe njoftoi nisjen e veprimeve administrative për heqjen e lejes për mbajtjen e saj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: