TIRANE- Monika Kryemadhi ka përgëzuar sot për qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Me anë të një mesazhi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së e ka cilësuar qëndrimin e këshilltarëve të partisë së saj më shumë se çdo aksion politik, duke i dhanë rëndësi shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo kartonit e karriges.
Kryemadhi
MESAZHI I KRYEMADHIT
Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne! ? ?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: