Një nga lojtarët më të mirë të Real Madrid, Marcelo, nuk i ka mbajtur dot nervat kundrejt disa tifozëve të skuadrës së tij. Ditën e djeshme shoku i tij i skuadrës Cristiano Ronaldo por dhe patrioti i tij kundërshtar Neymar i Barcelonës patën ditëlindjen.

Për këtë, ai postoi nga një foto me dy lojtarët në Instagram për t’i uruar për ditën e lindjes. Foto e hedhur me Neymar-in si duket nuk i ka pëlqyer tifozëve madrilenë, të cilët e kanë ofenduar dhe kritikuar lojtarin për këtë gjest. Megjithatë Marcelo ua ka kthyer me të njëjtën monedhë duke i shkruar në anglisht: “Shut the f**k up idiots” (Qepeni gojën, idiotë). Marcelo edhe pse në skuadrën kundërshtare të përjetshme me Barcelonën, është një nga miqtë më të mirë të sulmuesit blaugran Neymar, pasi luajnë të dy me kombëtaren e Brazilit.

Marcelo cerró la boca a sus detractores

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: