Kandidati për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se ata është dashur të kenë shumë më shumë takime me LDK-në deri më tani. Megjithatë, sipas tij, një takim ka ndodhur deri më tani dhe tjetri pritet të ndodhi në momentin që Isa Mustafa kthehet nga Trieste. Kurti ka zbuluar edhe takimet që ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Kemi pasur vetëm një takim. Është dashur të kemi shumë më shumë takime. Jemi ku jemi, kemi zhvilluar një takim dhe porsa të kthehet kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ne do të zhvillojmë takmin e radhës”, ka thënë Kurti, transmeton zeri.info. Ai ka shtuar se me Isa Mustafën do të bisedojnë në dy rrafshe. “Bisedimet duhet të jenë në dy rrafshe. Rrafshi i par është politik ku do të diskutohen temat nacionale, si ushtria, gjykata special, Demarkacioni, Dialogu me Serbinë, Asociacionin etj, dhe rrafshi i dytë do të jetë plani qeverisës’, ka thënë Kurti, transmeton zeri.info.

Më tej ai ka treguar se ka pasur takime me të gjithë ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, madje edhe me atë të Amerikës. “Unë kisha vite që nuk takohesha me ambasadorin amerikan në Kosovë kurse tani jam takuar së fundmi. Edhe në takimet tona në Evropë që kishim së bashku me Visar Ymerin dhe Shpend Ahmetin, askush nuk na ka thënë se Vetëvendosje nuk duhet të qeverisë me vendin”, ka thënë Kurti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: