TIRANE- Presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ pohoi se LSI kishte reaguar sa herë kur bëhej fjalë për interesin e shqiptarëve, edhe gjatë kohës kur qeveriste bashkë me PD dhe në këto 4 vitet e fundit me PS. Pyetjes së analistit Andi Bushati se pse LSI bënte opozitën sa herë kur viin zgjedhjet, Metas e mohoi këtë fakt.
PJESE NGA DISKUTIMI

Bushati: A ju duket normale, morale që është hera e dytë që qeverisni për 4 vite dhe pastaj kur vjen fushata LSI sillet si opozitë?

Meta: LSI nuk ka kërkuar as koncesione, as pushtet. Më fal, por kur jemi në një situatë ka nën presionin e oligarkëve, realizuam nismë kundër kanabisit, kryeministri rrezikon zgjedhjet e lira. Nuk kam asnjë kompleks.

Bushati:
Si thatë asnjëherë me PD-në ato problemet me ‘mushkonjat’.
Meta: Për kanabisin ne e kemi bërë të qartë edhe kur kemi qenë me PD. Besova se ishin avionet që ishin të shëndetësisë. E kam menduar se ishin ‘mushkonja’ dhe ishin thënie të Berishës. Kur ra avioni i parë, se kuptova, pastaj kur ra avioni i dytë ne Ishëm, kemi ngritur zërin. Pra, ashtu sikurse kemi mbajtur qëndrimin tonë për koncesione. Ne me PD dhe PS kemi qenë si garanci për stabilitetin e vendit. Mund t’ju them një rast, po mos të ishte bërë me konsensus reforma në drejtësi, sdo kishim ecur. Për çështje madhore kemi mbajtur qëndrimin tonë.

Në debat më herët u përfshi edhe analisti Fatos Lubonja, i cili i kërkoi Metës emra oligarkësh.

Lubonja: Duam të krijojmë besim. Pasi dhe ju keni oligarkët tuaj. Çfarë mund të na thoni për këtë. Pyetja e dytë është se nuk shikoj se ça vlerash kanë rinia këtu.

Meta: LSI ka më shumë se dy vjet që ka depozituar në parlament një pr.ligj që çdo koncesion të kalojë aty. Me qëllim që të evitohet marrja e pasurive kombëtare nga persona të caktuar që janë padyshim oligarkë, apo partnerë të huaj.
Lubonja: Emra…
Meta: Emri kryesor që duhet ndëshkuar në 25 qershor është Edi Rama, ka bërë gjëra kundër interesit publik. Zoti Vasili nuk do bëjë asnjë shkelje me çështjet e koncesionet. Ekzistojnë dyshime se aty janë pjesë e asaj që quhet oligarki. Nuk kam detyrim ndaj asnjë oligarku apo biznesmeni në Shqipëri. Sa i takon rinisë, do doja që të ndalesha tek keqzbatimi i reformës së arsimit të lartë. Një nga zërat ka qenë dhe deputetja Kejti Mehmetaj. Këta të rinj nuk janë ashtu siç mendoni ju dhe si kemi si dekor. Po të shihni listën e Tiranës, është një listë me emra të rinjsh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb