Rreth 400 vetë kanë vdekur dhe 600 të tjerë rezultojnë të zhdukur, mes të cilëve shumë fëmijë, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

Zyrtarët lokalë thanë se bilanci pritet të përshkallëzohet, pasi shira të furishëm kanë përfshirë pjesën më të madhe të qytetit afrikan, ku sipërfaqja e tokës u shemb pas shirave intensive.

Pas kësaj tragjedie, që për Sierra Leonen erdhi jashtë cdo parashikimi, qindra njerëz, rrezikojnë të mbeten të pastrehë, ndonëse ende nuk ka një evidencë të dëmeve materiale.

Por zyrtarë të menaxhimit të fatkeqësive në Sierra Leone, supozojnë se rreth 2000 njerëz mund të mbeten pa shtëpi.

Zyrtarë të vendit kanë apeluar për ndihmë humanitare të jashtëzakonshme, në mënyrë që të përmbushen disa prej nevojave jetike në këtë situatë alarmante për banorët e Sierra Leones.

Shërbimet e emergjencës tashmë prej orësh janë në vendngjarje, në tentativë për të shpëtuar sa më shumë njerëz që mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e shtëpive ose ndërtesat e mbuluara nga dheu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb