Gazetari i New York Times ka kërkuar falje pas deklaratave në adresë të bashkëshortes së Donald Trump të cilën e quajti ‘lavire’.

“Kërkoj falje dhe marr përsipër fyerjen në adresë të Meline Trump, pavarësisht se ishte një bisedë personale mes meje dhe modeles Emily Ratajkowski. Reagimi im nuk ka lidhje me vijën editoriale të NYT”- ka thënë gazetari ende i paidentifikuar.

Gjatë një bashkëbisedimi privat me modelen Emily Ratajkowski, gazetari ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së presidentit të SHBA-ve duke e quajtur atë ‘lavire’. Por modelja doli në krah të Zonjës së Parë të SHBA-ve ku përmes një statusi në “Twitter” denoncoi ofendimin nga ana e gazetarit për Melania Trump.

“Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë”– shkroi modelja ne Tëitter.

Dosa orë më vonë Zonja e Parë e SHBA-ve falenderoi publikisht modelen Emily Ratajkowski.
Screenshot002
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb