TIRANË- Partia Demokratike ka gjetur një mënyrë tjetër për të mbajtur aktivë protestuesit e saj brenda çadrës së ngritur në bulevard.

Një quiz dhe dhurata. Por quizi i veçantë flet për emrat e deputetëve dhe kryebashkiakëve si dhe akuzat e shumta të tyre si të lidhur me krimin. Në një ekran gjigant në podiumin e ngritur në çadër, shfaqet pyetja dhe opsionet që mund të zgjedhin protestuesit. Moderatorët e quiz-it, ish-zëdhënësja e PD, Oriela Nebiaj si dhe aktivisti i PD-së, Besart Kadia drejtojnë pyetjet dhe shpërndajnë dhuratat.

E dhuratat e veçanta janë flamuj të PD-së, karamele, kapele, bluza me logon e PD-së, vuvuzela etj.

Disa nga pyetjet e drejtuara janë: Cili është emri i vërtetë i Elvis Rroshit, me 4 opsione; Cili është emri i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi, me 4 opsion; Cili është emri i deputetit Armando Prenga; Cilat janë akuzat e shtetit italian ndaj deputetit socialist Armando Prenga; Për çfarë akuzohet miku i Ramës, Mark Frroku; Për çfarë iu hoq mandati deputetit të PS Koco Kokëdhima; Për çfarë njihet kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: