DELVINE- Kryeministri Edi Rama nuk ngalet me batutat e tij. Sapo ka nisur të shpërndajë lejet e legalizimit në Finiq, një dialog i veçantë ka ndodhur mes tij dhe një qytetareje. Ajo përveçe iu ankua kryeministrit se burrin e kishte shumë xheloz, i pohoi mes të tjerash se ai ndodhej në çadrën e PD-së.

DIALOGU
Rama-qytetares: Do flasësh një fjalë?
Qytetarja: E kam burrin xheloz (Tenton t’i marrë nga dora lejen e legalizimit)
Rama: Epo spaska faji ai, si qenke ti.
Qytetarja: Burrin e kam të vështire. E kam në çadër atje, proteston.

Rama: Ai ka ik në çadër që të ik nga kjo. Me sebep për të ikur që mos të rri me këtë gjithë ditën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb