DURRES– Tragetet në portin e Durrësit me destinacion Italinë janë nisur disa orë me vonesë, ndërsa është krijuar radhë kilometrike e mjeteve në port.

Mësohet se shkak për radhët e gjata është futja në skaner e të gjitha automjeteve që kanë destinacion Italinë.

Trageti me destinacion Ankonën që ka 50% të ngarkesës së mjeteve pritej të nisej në orën 19:00, por nuk është nisur ende.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar, ndërsa ka nga ata që janë edhe me fëmijë të vegjël.

Autoritetet në portin e Durrësit po punojnë me kapacitet të plotë për normalizimin e situatës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb