ITALI – “Radhën e keni ju” Pas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi, Shteti Islamik i ISIS kërcënon Italinë. ISIS paralajmëroi se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre do të jetë Italia.

Kërcënimi është zbuluar në komunikimin e përdorur nga xhihadistët në internet. Ndërkohë që Italia është vendosur në gatishmëri të lartë. Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë vecanerisht ne Romë dhe Palermo për të parandaluar sulme të mundshme terroriste raportojnë mediat italiane.

Kjo nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS. Edhe ne vitin 2016 përmes një mesazhi, terroristët e ISiS u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.

Në tre ditët e fundit Europa është përfshirë nga një valë sulmesh nga Barcelona me 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, Gjermani dhe Rusia me disa të plagosur duke ngritur shkallën e sigurise ne nivelin me të lartë nivelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb