Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rakipi: Mos bëj gjestikulacione me duar. Kryeministri: Po ça ke ti, unë jam Edi Rama

Screenshot010

TIRANE- I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’, kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh, ndërsa në një moment është shfaqur nervoz duke bërë gjestikulacione me duar.

Rakipi: Unë të pyes ti nuk më kthen përgjigje?
Rama: Po të them se nëse ka një fushë ku bëhet dallim, është fusha në sektorin e naftës.
Rakipi: E mirë, mos bëj ato gjestikulacione me duar
Rama: Po ca ke ti, unë jam Edi Rama para se të jem kryeministër
Rakipi: Po dhe unë të kam votuar, por jam bërë pishman. Unë të falënderoj që vjen se kreu i opozitës nuk vjen të mbrojë veten.
Rama: Po mirë ta bën…
Rakipi: Mirë ja bënë vetes ai, jo mua.
Rama: Po të kujtoj se jemi me një sistem taksimi të përmbysur. Nuk ka pasur rend në financa.
Rakipi:Ti do më thuash gjërat që ti bën, por unë po të pyes për gjërat që nuk ke bërë.
Rama: Po ta them është e turpshme ajo që bëni ju me koncesionet. Saliu thoshte që mjetet të skanohen në doganë dhe ja vinte faturën individit. Po kjo është kriminale. Ne bëjmë PPP, por ne nuk ju themi atyre të paguajnë sepse paguan shteti.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Pjesa dermuese e popullsise i kàne “dhembet e rene” e me gjymtim psiqik! Pra, terhiqen kollaj prej hunde. I shkreti popull! Ndjek nje si vetja.

  • Cfare mund te mburret per naften ky? Ecni ne Albpetrol, nese ka nje punetor qe punon me shume se dy ore ne dite, nuk pi raki, nuk eshte filtruar nga strukturat lepirese te ps dhe ka lidhje me naften dhe ky flet krenar per kete dite te zeze atehere bindem se ne nje mandat te dyte ky do na rrjepi…

  • Çfarë kryeministri që kemi! Populli dele e voton! Turp!

  • Cjane keto biseda,koder me koder,pergjigjet nuk kane fare lidhje me pyetjet qe i behen.Hajde kryeminister ,hajde.E dime qe me pare je Edi Rama,por nuk e dime qe je nje mistrec,e grindavec,qe jo vetem i shmangesh cdo bisede,por kerkon te besh fajtor edhe gazetarin dhe i permend sektorin e naftes,me keq edhe se Shvejku.Turp per shqiptaret qe,e durojme dhe e mbajme akoma ne krye te vendit.Ai duhet te shkarkohet menjehere,te jape llogari,nese ka per te dhene (ate e din drejtesia),dhe te shporret .

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.