TIRANE- I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’, kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh, ndërsa në një moment është shfaqur nervoz duke bërë gjestikulacione me duar.

Rakipi: Unë të pyes ti nuk më kthen përgjigje?
Rama: Po të them se nëse ka një fushë ku bëhet dallim, është fusha në sektorin e naftës.
Rakipi: E mirë, mos bëj ato gjestikulacione me duar
Rama: Po ca ke ti, unë jam Edi Rama para se të jem kryeministër
Rakipi: Po dhe unë të kam votuar, por jam bërë pishman. Unë të falënderoj që vjen se kreu i opozitës nuk vjen të mbrojë veten.
Rama: Po mirë ta bën…
Rakipi: Mirë ja bënë vetes ai, jo mua.
Rama: Po të kujtoj se jemi me një sistem taksimi të përmbysur. Nuk ka pasur rend në financa.
Rakipi:Ti do më thuash gjërat që ti bën, por unë po të pyes për gjërat që nuk ke bërë.
Rama: Po ta them është e turpshme ajo që bëni ju me koncesionet. Saliu thoshte që mjetet të skanohen në doganë dhe ja vinte faturën individit. Po kjo është kriminale. Ne bëjmë PPP, por ne nuk ju themi atyre të paguajnë sepse paguan shteti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb