Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar sot rubrikën Amacord, përkujtimit liturgjik të Shn’Anoit, shenjt katolik.

”Vetmitar si Shën Antoni i Padovës, ermitazhi i famshëm i dedikuar shenjtit qëndron stoik në këtë foto të Marubit të 1930, në shkrepat e Laçit. 13 qershori është dita e përkujtimit liturgjik të Shn’Anoit, shenjt katolik për nga besa e mirëbërës i të gjithëve, prej birësimit shpirtëror të mbarë shqiptarëve, të cilët, pa dallim feje, e përnderojnë nëpërmjet lutjes dhe pelegrinazheve të tyre.

Gëzuar emrin të gjithë shqiptarëve që kanë fatin të quhen Anton, Ndue dhe Ndojë ?” , shkruan shefi i qeverisë në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb