Nga Mimoza KOÇIU

Pas 90 ditësh plot tension politik e qytetar, me akuza, mosmarrëveshje, taktika, prapaskena, lobime shpesh të pandershme, ka qenë një moment sa i pabesueshëm, aq edhe lehtësues për të gjithë, arritja e një marrëveshje politike mes kryeministrit Edi Rama e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Një lehtësim se Shqipëria nuk do rikthehej 27 vjet pas, për të bërë zgjedhje pa opozitën.

U lexua si maturim politik i Edi Ramës, që nuk e ka aspak pikë të fortë tolerancën, ndaj kujt mendon ndryshe nga ai. U lexua si fitore e Lulzim Bashës, që në 90 ditë qëndresë, u anatemua, me e pa të drejtë, për mungesë nuhatje politike, në përmbushjen e kauzës së tij, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Dukshëm, edhe Rama, edhe Basha, kanë benefitet e veta nga marrëveshja e arritur, por të dy bashkë kanë hedhur një hap formal, të qartë e të hapur, drejt ngushtimit të hapësirave në fushën politike, vetëm për dy lojtarë, ata vetë.

Për tre orë kokë më kokë, u morën vesh, pa nevojën e aktorëve vendas, e atyre ndërkombëtarë, edhe pse të nxitur prej tyre.

Për të lexuar analizën e plotë në GSH.al klikoni në këtë link: http://www.gsh.al/2017/05/20/rama-basha-po-kthejne-bipolaritetin-ne-politike/

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb