KONISPOL – Kryeministri Edi Rama nuk i ndal sulmet e tij ndaj kryedemokratit Basha. Ai madje ka ironizuar duke i bërë thirrje kreut të opozitës që nëse fiton t’i premtojë se do t’i takojë me të vdekurit.

“Të lutem Lul, na premto që po fitove do na takosh me të vdekurit, se na ka marrë malli,” tha Rama. Ky i fundit gjithashtu i ka bërë thirrje banorëve të Konispolit mos ta votojnë  kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Kreu i qeverisë tha se votat e dhëna Dules, janë të çuara dëm dhe të pavlefshme. Rama gjithashtu shtoi se gjatë këtyre 4 viteve, kreu i PBDNJ nuk i ka kërkuar asnjë investim dhe nuk ka bërë gjë tjetër veçse sherr në parlament.

“Na shfaqet me Dashin e havasë dhe thotë ëunë dhe Dashi do bëjmë republikën e re, asnjë votë Vangjel Dule se është vota më e pavleshme. Është vota e një verbërie të pashoqe. S’më ka ardhur një herë të më kërkojë një investim, të më kërkojë një zgjidhje për një problem njerëzish. Vetëm në parlament për të nxitur sherr ishte. Tani do votën nga minoriteti për Dashin e havasë, Dashi është histori tjetër, ai e do votën për Vangjelin. Çamët të votojnë Vangjelin që të kenë dhe Dashin, minoritarët të votojnë Dashin që të kenë dhe Vangjelin. Këto parti janë parti qokash, s’i keni për asnjë punë,” tha Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb