Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një bashkëbisedim me banorët e Kasharit. Nuk munguan batutat e kreut të qeverisë, ku nuk la pa ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Rama tha se nëse votohet PD më 25 qershor punët e Erion Veliajt në Tiranë do të ngelin përgjysëm, shkruan BalkanWeb.

“I them të gjithë demokratëve, vota e 25 qershorit më shumë se sa votë për mua apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë këtë vit, falë bashkëpunimit të Lali Erit me mua, do prishet, apo do vazhdojmë të bëjmë shumë më tepër. Nëse demokratët këtu duan ta marrin ujin me bot, le ta votojnë PD-në. Nëse demokratët duan që kur lindin fëmijë të marrin çek të bashkisë, të votojnë PS. Ju ka marrë malli për policët që hanë fara, votoni PD, dhe hani fara se ato i hajnë me gjithë lëkurë. O votoni Lulin të bëjë një punë, që ai as nuk di ta bëjë, apo të vazhdojmë punën tonë. Nuk janë Partizoni me Tironën  këto punë, janë vota për atë qeveri që punon më shumë. Për ne janë të gjithë shqiptarë. Lali Eri tha do bëj 30 shkolla, shkoni votoni Saliun ju. Po votuat Saliun, se Lali Eri meret me dasma pastaj, i qan ai. Është Saliu, nuk është Luli, leje se s’dua të merrem me Lulin tani. Luli pa punë sdo ngelet se në parlament do jetë me rrogë, dhe do bëjë të vetmen punë që di të bëjë të flasë” tha Rama.

Ai gjithashtu rikujtoi punën e bërë nga kryetari i PS-së në Tiranë, Saimir Tahiri, në kohën kur ky i fundit ishte Ministër i Brendshëm.

“Shih Tahirin, s’të lë më të ecësh me fëmijë në prehër në makinë. Ama, jepi votën Saliun, fute fëmijën shofer, vetë rri mbrapa.  Se më kujtuat dritat, paguaj dhe lekët e atij që hedh telin te rruga,” tha kryeministri.

Rama përmendi edhe ndeshjen finale të Champions League që do të zhvillohet mes Real Madrid dhe Juventus, dhe i bëri thirrje tifozëve të Real mos të bëjnë si ata të Barcelonës,shkruan BalkanWeb.

“I gjë i them juve të Realit, mos u bëni si të Barcelonës që ishin fry keq, se do t’dhëmbi kurrizi kur të shfryhesh keq. Ty të keqen vëllai me atë bark që ke, nuk ke frik se shfryhesh , po në fund të fundit bukën tënde ke ngrënë, jo të tjetrit si Saliu,” tha Rama.

Kryeministri Rama ironizoi edhe partitë e vogla që sipas tij bëjnë si të shqetësuara për demokracinë, shkruan BalkanWeb.

“Kemi këto partitë e vogla që janë të shqetësuara për demokracinë, ulni volumin e televizorit dhe shihini fytyrat. Një studim amerikan thotë se çdo njeri pas të 40-ave mban përgjegjësinë për fytyrën që kanë. Këto fytyra që kanë çerek shekulli që e shkepën në rrena këtë milet, më 25 qershor do marrin përgjegjësinë për atë që kanë thënë,” u shpreh Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: