FIER- Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë socialiste të qytetit të Fierit nuk kurseu lëvdatat për to, ndërsa pohoi se ato janë forcë e madhe.

Gjatë fjalës së tij, i pari i qeverisë mes batutash, tha se gjithmonë ishte suprizuar nga mikpritja që i bënin në këtë qytet, ndërsa shtoi se ‘Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por s’kam parë asgjë akoma’.

“Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Në fakt sa herë që kemi ardhur në Fier në prag zgjedhjesh, gjithmonë mikpritja ka qenë e jashtëzakonshëm. Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por s’kam parë asgjë akoma. Se kisha menduar kurrë që do isha rrethuar me kaq shumë gra dhe mos të dija nga të ndaloja, se ngado që të kthehesh jo vetëm kaq. Shumë gra dhe vajza. Por kaq shumë gra dhe vajza janë këtu për PS. Tradita e vjetër shpesh herë na ngatërron dhe ju e dini se shpesh herë thuhet se kur do të mbarosh punë në atë familje, në atë lagje, thonë ‘ik fol me të parin e punës’. Kur do të bësh muhabet, rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: