Kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me të rinjtë soialistë në Jalë, pjesëmarrës në festivalin e Internacionales Socialiste Rinore, por përveç mesazheve për ta, i pari i qeverisë nuk e kurseu një falenderim për deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, për të cilën tha: “E falenderoj për durimin që pati të qëndrojë përballë meje dhe të më dëgjojë për disa orë”.

Por ndërsa i drejtohej kësaj të fundit, kryeministri bëri një lapsus të vogël, të cilin e vetëkorigjoi. Ai ngatërroi emrin e deputetes dhe fillimisht iu drejtua me emrin Klejdi.
Kejdi
Nga ana e saj deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila isht një nga organizatoret kryesore të këtij eventi të rëndësishëm, u pa duke buzëqeshur pas fjalëve të Ramës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: