TIRANË- Kryeministri Edi Rama vazhdon ‘sagën’ e tij të rubrikës “Kush gënjen” drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha dhe opozitës, këtë radhë duke përdorur deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit pas vizitës së Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në SHBA.

Nënsekretari amerikan për Çështjet politike Thomas A. Shannon konfirmoi mbështetjen për reformën në drejtësi dhe i kërkoi partive politike të marrin pjesë në zgjedhje.

STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
KUSH GËNJEN (22)
Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:
“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: