DURRES– Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Lindën dhe Zahon e vogël, janë parë mbrëmjen e sotme duke darkuar buzë detit në Durrës, nën shoqërinë e Vangjush Dakos dhe bashkëshortes së tij.

Ata kanë zgjedhur të njëjtin restorant ku kanë darkuar edhe dy vjet më parë pas fitores në zgjedhjet lokale të 2015-s. Pavarësisht impenjimeve të shumta, shefi i qeverisë gjen gjithnjë kohë për t’iu përkushtuar familjes, veçanërisht në fundjavë.

Madje, edhe pushimet e verës, kryeministri deklaroi se do t’i kalojë vetëm në Shqipëri, një urdhër që do të vlejë edhe për ministrat e tij, shkruan “Durres Lajm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: