BULQIZE– Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Bulqizës, kryeministri Edi Rama tha se edhe demokratët duhet të votojnë për Partine Socialiste, pasi sipas tij me PD nuk fitojnë asgjë, ndërsa nëse votojnë për numrin 2, punën e bën PS, por gëzohet edhe PD.

“Të gjithë punonjësit e shtetit në këto 10 ditë duhet të luftojnë për një votë për Shqipërinë që duam, për shtetin që duam. Dhe nuk ma ha mendja se mund të gjejnë më bukur se ata që janë me PD-në, të votojnë numrin 2. Se ajo 6… më mirë numrin 2 edhe je në rregull. Po, po tunde atë 6, ngelën me gjithë PD-në dhe s’fitojnë asgjë. Por po votuan numrin 2, punën e bën PS dhe gëzohet edhe PD”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: