TIRANE- Pas ceremonisë zyrtare në Presidencë, ka ardhur edhe takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Shtetit, Ilir Meta.

Në mbyllje të ceremonisë, Meta priti të gjithë mysafirët për një shkëmbim duarsh, ku Rama ishte njëri prej politikanëve. Mes personaliteteve që takuan presidentin e ri, i cili qëndronte në hyrje të Presidencës bashkë me tre fëmijët e tij, kishte edhe figura të tjera të rëndësishme, që nga ambasadorë, por edhe deputetë.

Nga ajo çka u vu re ishte dhe takimi formal që presidenti Meta pati me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila refuzoi pozicionin e Zonjës së Parë, për të mbajtur atë të deputetes. Mes detajeve nga ceremonia, ra në sy edhe fakti se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha nuk e takuan Metën, ndërsa preferuan që të largoheshin menjëherë.
20170724-194502

20170724-194505

20170724-194504

20170724-194503

Rama meta

20170724-194503

20170724-194502
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: