KORCE- Kryeministri Edi Rama, ndonëse 48 orë më parë lidhi një marrëveshje me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe opozita më pas hoqi dorë nga protesta, sot ka folur pa ‘dorashka’ lidhur me ato çka do të dontë.

Në një takim me fermerët e Progrit në Korçë, i pari i qeverisë theksoi se do donte që opozita të vijonte të ishte ende në çadër dhe se 18 qershorin do ta fitonte e vetme PS.

“Nuk të paska ardhur lajmi. Nuk është më në 18 qershor, por në 25 (I drejtohet një fermeri). Në 18 qershor do fitonim vetëm. Tani në 25 do fitojmë duke mundur kundërshtarët. Mua s’do më vinte keq sikur ata që ishin në çadër, të ishin në çadër sot. Por ama nuk më zinte shpirti rehat kur mendoja se ata që mendonin si ata dhe janë si ata, të ndiheshin keq dhe do ndiheshin të përjashtuar. Të gjithë duan të dalin të parët. LSI do të dalë i pari, PD do. Të tjerët duan. Ne jemi të parët. Ne do luftojmë me mish e shpirt që gjithë reformat dhe gjithçka që kemi bërë dhe duam të bëjmë dhe Shqipëria mos të kthehet pas, në duart e tyre që e bënë çarçaf, të marrim 71 vota minimumi. Të tjetër duan të dalin të parët, ne duam të marrim 71 mandate. Të parët do mbetemi dhe po mos të duam ne”, pohoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: