GJIROKASTER- Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ndalesën e radhës në një familje gjirokastrite. Pasi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qarku, të cilët votojnë për herë të parë, kreu i Qeverisë i është drejtuar banesës së dy mësuesve gjirokastritë, Grigorit dhe Mimozës, për të drekuar me ta.

Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, dhe drejtuesi i fushatës së PS për Gjirokastrën, Bledi Çuçi.

Teksa kryeministri transmeton Live këtë drekë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ajo çka bie në sy janë postimet e ndjekësve të rrjetit social.

Ata e “ngacmojnë” për tryezën e shtruar, dhe ushqimet që i ka vendosur përpara familja nga Gjirokastra.

rama gjirokok

Komentuesi:
Ke vazhdu tu i ra qylit o gjigand. neper shpia te rilendies ??
Komentuesi: Edhe perse nga Gjirokastra tavolina plot është shtruar, atëherë perse i përgojojnë gjirokastritet!!!!
Komentuesi: Mirë që ua han shpirtin me taksa, parcela e kriminela….
Komentuesi: Por shkon dhe ju han edhe Bukën, gjen% e vetme që ju ka mbetur… E ku? Në Gjirokastër.
Çohu Enver…

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: