TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konfirmuar se nesër Ilir Meta do të zgjidhet President i vendit. Rama ka folur në Top Channel për rolin e Metës në zgjidhjen e krizës politike dhe negociatat me PD. Ai tha se Meta ka shkuar edhe përtej mundësive të tij dhe se fjalimi i sotëm i Gramoz Ruçit ishte për të vënë kufirin.

Rama: Ai bëri gjithçka, ishte përtej mundësive të mia. Momenti për të vënë pikën ishte momenti që na çoi në këtë pikë. Fjalimi i Gramozit ishte për të thënë që çdo gjë ka një kufi. Kur patëm ato dy pika në tavolinë, Ilir Meta i pranoi menjëherë, unë si kam pranuar. Ne shkuam shumë përtej. Unë kam thënë duam dialog pa kushte. Imagjinoni, ne kërkuam dialog me Saliun, ta takonim, ai thoshte nuk dua të dëgjoj më fjalinë qarku i Fierit. Unë kam thënë nuk them po, nuk refuzoj, kam thënë edhe këto mund t’i shohim por vettingun. në atë pikë edhe Ilir Meta ka qenë i prerë, po vettingun.

Sokol Balla: Duket se ka kaluar shumë kohë nga 2011.

Edi Rama: Në ça kuptimi.

Sokol Balla: Në kuptimin si ka qenë gjërat dhe si janë.

Rama: Nesër Ilir Meta do zgjidhet President i Republikës. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme që emri i Petrit Vasilit ishte pari. Tani që e njoh nga afër është një njeri me përgjegjshmëri dhe me një sens të fortë të shtetit. Në kuptimin që nuk është tip që nuk del në televizor por punon në ekip.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: