TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një shkrimi të një prej mediave më të medha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë duke veçuar se: “Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij.” ?”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Por me sa duket ndjekësve të tij në rrjetin social kjo gjë nuk i ka bërë përshtyoje aspka, pasi ata kanë probleme të tejra.

Teksa i shkruajnë kryeministrit, i kërkojnë që t’u sigurojë ujë të pijshëm, si dhe të merren masa serioze kundër zjarreve që kanë pushtuar vendin.

“Vëre denim me vdekje kush djeg oksigjenin e Shqiptareve. Natyren Nene. pa natyren nuk ka jet”, shkruan një komentues.
ram

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: