TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirëmëngjes me një imazh të Sheshit Demokracia në Kavajë më 2013 dhe sot. Kur edhe 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kreun e bashkisë së Kavajës, Rama thotë se ndryshimi për këtë qytet është i dukshëm.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Sheshit Demokracia në Kavajë më 2013 dhe sot

Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj këtë mbasdite do të jemi më shumë se kurrë tek ky shesh, me votuesit e parë dhe rininë kavajase, të bashkuar për Kavajën që duam për Shqipërinë që duam me drejtësi shtet punë, mirëqenie me Partinë Socialiste”, shkruan Kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: