Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama e pohon live: “Koncensionet janë krenaria e qeverisë sime”. Gazetari: Turp i madh

rama me rakipin te paekspozuarit 1

TIRANË- Ylli Rakipi ka qenë i vetmi gazetar përballë kryeministrit Edi Rama sonte në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 por gjatë gjithë kohës debati ka qenë i ndezur, sidomos për premtimet e bëra në vitin 2013.

Gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur kryeministrin për çmimin e energjisë e shëndetësinë falas. Rama ka deklaruar se koncecionet janë krenaria e qeverisë së tij, ndërsa Rakipi i ka thënë se janë ‘turp i madh’.

Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë?
Rama: Është ulur çmimi.
Rakipi: Është rritur në 75% të familjeve. Sipas raportit të ERE-s shqiptarët kanë paguar 11.4 lekë për kë nga 9.24 në vitin 2013.
Rama: Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë është ulur. Për biznesin është rritur.
Rakipi: Ne jemi injorantë, ti je më i dituri.
Rama: Nuk po flas për astronominë po flas për punën time. Nuk janë kështu këto.
Rakipi: ERE është institucion që drejtohet nga ty. Premtove uljen por sipas raportit të ERE-s 75% paguajnë më shumë.

Rakipi: Premtuat shëndetësi falas dhe nuk e realizuat?
Rama: Jemi në proces.
Rakipi: Si në proces? Mund të vazhdojë 100 vjet.
Rama: Ju vazhdoni merreni me koncesionet.
Rakipi: Është turp i madh.
Rama: Është krenari. Ju nuk kuptoni. Ju kujtoni se janë lekë që shteti ua jep atyre. E di që mjeku i familjes është falas. Paguanin 10 mijë lekë shqiptarët.
Rakipi: Unë kurohem jashtë. Për një ampulë që nuk e marr dot këtu, se mund të jetë bacili i ngordhur.

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 12 )

  • Ua shpjegon dot ketyre gazetarve apo pseudoopinionistave inflancionin,defacionin,gdp,raportet import-export,krizen financiare qe preku boten,shkaqet arsyen dhe se si mund te perballohet.nuk ua shpjegon dot,jo sepse nuk di por sepse ata nuk te kuptojn,se jan injorant ne ate fushe.din vetem te mblidhen dhe te merren me thashetheme.jo tha,jo me duket,jo beri,jo thon qe vodhi.e pe me ke doli,e degjove cfare tha,si e tha.jo po ky jo po ajo.pa pike argumenti.me teper eshte humbje kohe kur i degjon.une nuk jetoj ne shqiperi por ama vetem per ate cfare ka bere ne mardheniet me fqinjet,qe na ktheu dinjitetin si popull dhe si komb e kam prer bileten e avionit dhe do vin tja jap voten.

  • Me falni po a po mashtronte Ylli kur tha qe ke shkuar ne 7 emisione gazmore?po kur tha qe ste ka ardhur asnje kryeminister i rajonit?me falni po Renzi dhe Merkeli nuk i dalin Yllit?apo duhet tu lepihemi jorgove?shkoni lexoni historin dhe pastaj komentoni.cfare i ka bere greqia shqiperise?dhe ne akoma duhet tu lepihemi.lexoni lexoni te dashur atdhetar.per here te pare ne keto 27vite dipllomacia shqiptare po perfaqesohet denjesisht.na mjafton miqesia e mire me Italine,Gjermanin dhe Ameriken.te tjeret duhet te na vijne dhe te na fshijne pluhurin e kostumit se jemi autoktone ne ato troje.dhe sa per gazetar dhe analist shqiperia e vuan mungesen.nuk ka. Shiko nje emision si politik dhe sportiv ne shqiperi dhe krahasoje me nje tjeter emision sportov apo politik te italise persh.ketij Yllit si kuptohej pyetjeja,pa argumenta pa fakte.fliste tamam ne ajer.me thane,thohet,flasin,degjohet,me duket,keshtu thone.hajde gazetari hajde

  • Ah mor popull idiot , ,gjumash dhe i mesuar ti nenshtrohesh diktatit!!!!

  • Ylli Rakipi je yll fare….ishalla ven men ky popull

  • Edi

    Për egoizëm vlen.
    Jo për Gazetarë!

  • Ore ky duhet arestuar e i duhet konfiskuar pasurine qe ka vjedhur, thone qe likja eshte hajdut por e verteta eshte qe rama eshte kryehajdut.

  • Per tung-un,Si more qenkan muhabete kafeneje,cmimi i energjise ,koncensionet.Pse ne ato kafene ku shkoni ju tung-et,per keto probleme flisni?Dhe fajin na e paska gazetari.Me thuaj,more zoti tung,kujt gazetari (meqenese i ndiqke emisionet) ky burre kasstravec i eshte pergjigj te pekten nje pyetjeje,te thashe te pakten nje pyetjeje,por nuk ka si t’i pergjigjet se eshte troke ngado qe ta kapesh,prandaj i shmanget duke fyer,share,e perdhosur gjithcka,vec vehtes se vet.

  • Po pse more trung mos doje ti bente pyetje vlazerore opo tia linte ne dore Rampalles te bente Cte donte
    Ty ste Ben gazetari nuk shikon kush te drejton nje rote k@ r I
    Erdhi dita te maresh thesin e miellit qyl
    Vrapo

  • Turp i madh per gazetarine shqiptare te kete ne mesin e saj si “gazetar” Ylli Rakipi.Pa asnje pike etike gazetarie dhe me nje nivel te rendomte niveli. Newz24 mos ulni audjencen tuaj me gazetar te tille. Me respekt Turpi Madh

  • Puuuuu cfare gazetari.pa nivel fare.me dukej si ndonje fshatar qe ben muhabet dhe pyetje kafeneje…pupupu

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.