I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News 24”, kryeministri Edi Rama e ka pohuar prerë se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk sheh asnjë shans sipas tij për të patur një koalicion qeverisës mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ylli Rakipi: A ka mbetur ndonjë shans për koalicion PS-LSI?
Edi Rama: Unë nuk shoh shans.

Deklarata pohuese e kryeministrit vjen në një kohë kur tensionet gjatë fushatës elektorale dhe akuzat e ashpra mes PS-së dhe LSI-së kanë arritur në pikën e tyre më kulmore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb