ELBASAN- Ndërsa të gjithë presin si do të shkojë çështja e zgjedhjeve, me apo pa opozitën, kryeministri Edi Rama ka treguar në Elbasan se çfarë do të ndodhë nesër.

“Sot ju me të drejtë prisni që unë t’i kaloj pjesët që kanë të bëjnë me politikën tonë gjinore dhe të them dy fjalë për situatën ku jemi. Ju mund të pyesni çfarë do ndodhë dhe unë ju përgjigjem që nesër PS do fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit. I mësuar në shumë vite që të shikojmë sherr, konflikt, dasi, përplasje, e të shikojmë kriza në mos të gjithë në të shumtën e herës janë krijuar nga vetë politikanë nga vetë elitat e partive që flasin për popullin gjithë ditën por shumë pak mendojnë për të”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se sot ne jemi në fazën përmbyllëse të një krize të krijuar komplet artificialisht.

“Kriza e një partie që është e madhe që zgjodhi të mbyllet në një çadër në mes të bulevardit dhe krizën e saj ta eksportojë jashtë çadrës duke mos ngurruar që t’i hapë luftë gjithë partnerëve të Shqipërisë që bënin thirrje për t’u kthyer në rrugën e arsyes”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: