TIRANË- Në festivalin veror të të rinjve të Internacionales Socialiste, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se politika është një rrugë tek e cila jo vetëm të rinjtë, por të gjithë mund të gjejnë shpresë.

“Politika ashtu si forcë që bën keq është padiskutim edhe forcë që mund të bëjë mirë, aty ku asnjë formë tjetër e shprehjes së njeriut në shoqëri nuk mund të hyjë, hyn politika, e cila ka për qëllim ta bëjë botën më të mirë”,- tha Kryeministri në nisje

Dke iu folur të rinjve, Rama tha se për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të nisesh kurrë nga perceptimi që kanë të tjerët që jetojnë jashtë. “Shqipëria është ndryshe nga çfarë mund të imagjinosh kur nisesh nga perceptimet e krijuara jashtë. Kushdo që do nisej nga perceptimet zor se do vinte ndonjëherë. Shqipëria është një vend ku po erdhe do të kthehesh prapë”,- tha ai.

Por ndërsa kryeministri fliste live, të shumtë ishin komentuesit që e ngacmonin. Njëri prej tyre e pyeste nëse do kishte në Jalë ndonjë menu me ngjala, ndërsa një tjetër e këshillonte të ruhej nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Qytetari 1: Nuk më thua,kush i paguan gjithë shpenzimet e atyre të rinjëve…..?
A ka në menu ngjalë, në Jalë?
Punë të mbarë!
foto
Qytetari 2: O Edo po te vjen Monika me kallash, se i iku qyli
foto 2

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: