TIRANE- Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka njoftuar të gjithë ata që janë të interesuar që të jenë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes se kanë ngelur edhe 10 ditë kohë nga afati i mbylljes së aplikimeve.

Teksa shprehu falënderime për aplikimet e deritanishme, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi edhe disa elemente me rëndësi që duhet të kenë parasysh të interesuarit.

NJOFTIMI I RAMES
ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (5)
Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231?
Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.
Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.
Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.
Faleminderit.
Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: