TIRANE- Në listën prej 101 emrave të “zyrtarëve të korruptuar” të bërë publike nga kryeministri Edi Rama, ishte dhe emri i Resul Llogo nga Këlcyra, i cili rezulton të kete vdekur 8 vite më parë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, vajza e Resul Llogos, Valbona Llogo ka reaguar për futjen në listën e Ramës edhe të babait të saj të ndjerë.

“Më vjen keq dhe më fal i shtrenjti im që sot atje në qiell duhet të degjoje të tille absurditet. As kodin minimal të heshtjes injoranca nuk e njeh. Për të vdekurin goja hesht. Fali ati im se nuk dinë c’bëjnë”, shkruan vajza e të ndjerit.

REAGIMI I PLOTE
Sot nuk di cfare te bej te qaj a te qesh:……. I shtrenjti im ti je forca me e madhe imja, je fillimi dhe fundi I kuptimit te jetes. Jam krenare qe jam bija jote ne cdo qelize te trupit tim. Jetove me nder sa ishe gjalle. Dite te lije nje emer te respektuar mes te gjalleve. Dite te beje miq, dite te punoje si ti askush tjeter.

Prindi per femijen ne cdo rrethane te jetes eshte gjithmone me i miri, por ti e e tregove me punen dhe jeten tende qe ishe i paarritshem dhe fitove respektin e te gjithe atyre qe arriten te te njihnin. Askush nuk pa tek ty sa ishe gjalle me as me te voglin dyshim ne jeten dhe emrin tend.

Por sot pas 8 vitesh qe ti nuk je me mes nesh nuk e di ku e gjen te drejten qofte dhe me shaka apo tallje ky sharlatanizëm idiotesk qe arrin te pergojoje emrin tend. Dhe e gjithe kjo ne emer te se drejtes njerezore, duke e servirin si sukses pa e marre as me te voglin mundim per te vertetuar ato qe thuhen. Me vjen keq qe e gjithe kjo injorance sot me prishi diten dhe me helmoi shpirtin.

Por gjithsecili nga ne eshte pergjegjes per fjalen e tij te embel apo te hidhur dhe risku i asaj qe thote eshte vetem i tij dhe i askujt tjeter.

Me vjen keq dhe me fal i shtrenjti im qe sot atje ne qiell duhet te degjoje te tille absurditet. As kodin minimal te heshtjes injoranca nuk e njeh. “Per te vdekurin goja hesht”. FALI ATI IM SE NUK DINE SE C’BEJNE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb