TIRANË- Edhe nëse opozita aktuale me në krye PD nuk hyn në zgjedhje në parlament do jetë dikush ta zëvendësojë.

Mes dhjetëra komenteve që kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pasditen e sotme, njëri zbulon disi edhe kush do e zëvendësojë opozitën e sotme në parlamentin e ardhshëm. Një prej komentuesve e ka pyetur kryeministrin se kush do i marrë vendet vakante në komisionin e Vettingut dhe me sa duket kreu i ekzekutivit e di kush do e zëvendësojë.

Komentuesi: Kush do i marrë vendet vakante në komisionin e Vetting-ut nëse opozita aktuale nuk merr pjesë në zgjedhje?

Edi Rama: Opozita që do hyjë në parlament.

Rama fb 2

Po sot kryeministri i bëri sërish ftesë Lulzim Bashës duke shprehur bindjen se PD do të ndalet në buzë të humnerës dhe do të hyjë në zgjedhje.

“Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit. Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës”, shkroi sot kryeministri në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: