TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka thënë qartazi se nuk do të ketë koalicion paszgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama tha se e përjashton mundësinë e një koalicioni me LSI, ndërsa la të hapur mundësinë për bashkëqeverisje me partitë e tjera.

“LSI-në e përjashtoj se e humbi mundësinë, gjithçka tjetër do të varet nga leximi i votës së qytetarëve. Nuk jam kundër për koalicione programore e parimore. Mirë do ishte të mos ishim të detyruar për koalicione. Do të ishte e vështirë të bëhen koalicione për numra.

Nuk shoh mundësi për të ulur taksa. Ajo që shoh është se ne mund të bëjmë investime të rëndësishme”, u shpreh kryeministri.

Duke komentuar marrëveshjen me Bashën, kryeministri Rama tha se nëse ky pakt zbatohet “do të thotë se Shqipëria ka hyrë në një epokë tjetër demokracie”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: